Shkupi nesër miqësore me Dritën e Gjilanit

Shkupi gjatë  ditës së nesërme do të zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese me një kundërshtarë më serioz, për dallim nga ndeshja e së dielës, kur skuadra nga Çairi përballë kishte ekipin e të rinjëve, gjenerata 1999/2000, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi do të përballet me skuadrën e Dritës nga Gjilani që garon në Superligën e Kosovës.

Trajneri Ardian Nuhiu ka paralajmëruar se në këtë ndeshje do ju jap mundësinë të gjithë futbollistëve që ka në dizposcioni, me përjashtim të Stefan Vujçiç, i cili ende po rikuperohet, ndërsa një gjë të tillë ka paralajmëruar edhe homologu i tij, Bekim Isufi.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në ora 13:30 në stadiumin e Gjorçe Petrovit (me barë artificial), ndërsa sipas paralajmërimeve të strategut shkupjan, do të jetë kjo një mundësi e mirë që të shohim edhe Rron Brojan, futbollistin kosovar i cili nuk u paraqit përballë ekipit të të rinjëve të FC Shkupit.

Leave a Reply