Shkëndija gjatë ditës së djeshme në Ohër zhvilloi edhe takimin e parë në vitin 2018-të. “Kuqezinjtë” nga Tetova u përballën me skuadrën e Pobedës nga Prilepi, ndaj të cilëve shënuan fitore me rezultatin 2:0. Zhunior në minutat e fundit të pjesës së parë hapi rezultatin, teksa golin e dytë për Shkëndijën në këtë përballje e realzioi Izair Emini në minutën e 57-të.
Me këtë ndeshje përfundoi faza përgatitore në Ohër për skuadrën e Shkëndijës, që kthehet në Tetovë, aty ku do të qëndrojë deri më 20 janar, atëherë kur skuadra do të vijojë fazën kryesore të përgatitjeve, që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë.