NBA, Super Dejvis dhe Nju Orlins sërish fiton, disfatë e papritur e Minesotas

Në NBA ligën profesioniste natën që lamë pas janë zhvilluar katër takime, njofton “infOSport.mk”. Takimi më interesant ishte ai i zhvilluar në TD Garden midis Nju Orlins dhe Boston Sseltiks, ku fituesi u vendos vetëm pas vazhdimeve.

Ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur me barazimin 104:104, ndërsa pas vazhdimeve ishin mysafirët që iu gëzuan fitores, edhe atë falë performancës së shkëlqyer të Entoni Dejvis, i cili realizoi 45 pikë dhe 16 kërcime. Për miqtë në këtë ndeshje spikatën edhe Xhrue Holidej me 23 pikë  dhe Damarkus Kuzins me 19 pikë e 15 kërcime.

Ishte kjo fitorja e tretë rradhazi për Nju Orlin dhe e 23-ta sezonale, ndërsa në anën tjetër për Bostonin disfata e 11-të.

Një disfatë të papritur pësoi Minesotta që u mposht nga një prej skuadrave më të dobëta të këtij sezoni, Orlando Mexhik me rezultatin 108:102.  Me këtë fitore Orlando ndërpreu serinë prej 7 disfatave të njëpasnjëshme, ndërsa kontribuesi më i madh për këtë ishte francezi, Furnier, që realizoi 32 pikë. Te Minesota më i miri në parket ishte Xhimi Batler që realizoi 28 pikë.

Në “Pepsi Center” të Kolorados festa ishte e gjitha për Denver Nagets që mposhti Dallas Maveriksin me rezultatin 105:102. Thjeshtë fantastik Nikola Jokiç për vendasit, pasi  22-vjeçari ballkanas koleksionoi në total 29 pikë dhe 18 kërcime.

Ndërkohë në “Moda Center” Portland Trel Blejzer përmbushi të gjitha pritshmëritë pasi kaloi me shifrat 118:111 Feniks Sans në një ndeshje ku protagonistë kryesorë ishin dy yjet e skuadrës nga Oregoni. Damian Lillard realizoi 31 pikë ndërsa Mc Collum shtoi 27 të tjera në suksesin e 23-të sezonal të Portlandit, fitore që ngjiti “Trel Blejzersat” në vendin e 8-të të Konferencës së Perëndimit, pozicioni i fundit që siguron një kualifikim për në ndeshjet e “play-off”.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply