Ish futbollisti i Shkëndijës, Gjelbrim Taipi ka ndryshuar sërish skuadër, mirëpo jo edhe kampionat. 25-vjeçari nga Bujanoci ka kaluar nga Sent Galleni te ekipi i Gras’shopersit, duke iu bashkuar në këtë mënyrë futbollistëve tjerë shqptarë, si Alban Pnishit, Arjan Qollakut, Nedim Bajramit, Albion Avdijajt, Valon Fazliut, Bujar Likës dhe Florian Kamberit.
Ndryshe siç raportojnë mediat zvicerane, të dy klubet kanë arritur akordin për një huazim, kokë me kokë, Taipi te Gras’shopers dhe nordiku, Sigurjonson në anën tjetër.
Rikujtojmë Taipi drejt futbollit zviceran u transferua verën e vitit 2013-të nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa përveç Sent Gallen dhe Gras’shopers, mesfushori shqiptarë ka luajtur edhe për skuadrat si Vill dhe Shafhauzen.