Argjentinasi Karlos Tevez, ditë më parë edhe zyrtarisht vendosi të rikthehet në vendlindje te skuadra e Boka Xhuniors, pas aventurës së tij në futbollin kinez. Ai në një deklaratë për mediat e vendit të tij kishte pranuar se në Kinë nuk ishte ndjerë mirë dhe se çdoherë e kishte menduar rikthimin te Boka. Tevez kishte thënë se në Kinë kishte bërë 7 muaj pushime.
“Sapo arrita në Kinë, doja të kthehesha te Boca. Më mbeten edhe dy vite për t’i shfrytëzuar në maksimum. Në Kinë bëra 7 muaj pushime, por tani jam i sigurtë që do të tërhiqem me fanellën verdheblu”, – ishte shprehur, Tevez.