Paraditen e sotme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në “Innovation Hub”.
Kryeministri shqiptarë njihet si një tifoz i flaktë i Juventusit, ndërsa edhe sot ka dëshmuar një gjë të tillë. Ai nuk ka lëshuar rastin për të realizuar një fotografi duke bërë “DybalaMask”, mënyrën e festimit të sulmuesit të Juventusit, Paulo Dibala.
Kujtojmë që sulmuesi argjentinas realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.