Federata shqiptare e futbollit ka bërë publike kandidaturën e saj për organizimin e Super Kupës së Europës për vitin 2020. Shqipëria kështu bëhet një ndër 9 vendet kandidate për të organizuar këtë event të rëndësishëm nën ëmbrellën e UEFA-s, që vitin e kaluar u organizua në kryeqendrën tonë, Shkup.
Shqipëria ka aplikuar me “Arenën Kombëtare” në Tiranë, që pritet të jetë gati gjatë vitit 2019-të. Ndërkohë përveç Shqipërisë, ndër vendet që kanë aplikuar për të organizuar këtë event janë edhe, Bjellorusia, Franca, Finlanda, Izraeli, Irlanda, Kazakistani, Moldavia dhe Portugalia.
Një vendim përfundimtarë lidhur me vendin organizator të Super Kupës së Europës për vitin 2020, UEFA do të marrë në muajin maj të këtij viti.