Futbollisti kërçovar, Florian Kadriu, i cili pas përfundimit të stinorit vjeshtor ndërpreu kontratën me Rabotniçkin, ndodhet në prova te skuadra e Lokomotiv Plovdiv, që udhëhiqet nga ish trajneri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviç.
Në rast se ky i fundit e pëlqen, atëherë Kadriu do të bëhet futbollisti i 6-të i ri që do të nënshkruante me skuadrën bullgare, pas Filip Mihaleviç, Rosen Andonov, Abdelhakim Buna, Ante Aralica dhe Antoni Milina.
Emri i Kadriut gjithashtu lidhet ngushtë edhe me një kalim të mundshëm te Renova, ndërsa gjithashtu mësojmë se për shërbimet e tij interesohet edhe skuadra e njohur gjermane e Paderborn.
Kadriu gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e skuadrave të FC Shkupit, Tiranës, Teutës dhe Vëllazërimit.