Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Azdren Llullaku, edhe përfundimisht është një futbollist i lirë. Ai një gjë të tillë ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku kishte shkruar: “Sot mbylla aventurën time me Astanan. Dua të falënderoj tifozët, klubin, futbollistët dhe gjithë ata që e duan Astanën dhe punojnë për të. Paçi fat të gjithë”.
Edhe pse u transferua me shumë bujë në kampionatin elitarë të Kazakistanit, Llullaku po largohet në heshtje, duke pasur parasysh se në asnjë moment nuk arriti që të shfaq cilësitë e tij të vërteta prej një golashënuesi të spiaktur.
Ai te Astana u transferua si golashënuesi më i mirë nga kampionati rumun, mirëpo dështoi duke realizuar vetëm një gol në 17 ndeshje. E gjithë kjo bëri që drejtuesit e skuadrës së njohur kazake të huazojnë atë te Tobol, mirëpo edhe atje sulmuesi kosovar nuk gjeti veten.
Ai në 13 ndeshje nuk realizoi asnjë gol, ndërsa gjithë këto të dhëna ishin një tregues i mirë se kampionati i Kazakistanit ishte një zgjidhje e gabuar e sulmuesit shqiptarë, i cili tashmë është në kërkim të sfidave të reja.