Epërsia në pikë e Barcelonës para rivalit të përbetuar Realit të Madridit është historike, tregojnë të dhënat statistikore të “MisterChip”. Asnjëherë më parë “mbretërit” nuk kanë qenë -19 pikë ndaj skuadrës “katalunase”.
Vetëm njëherë në histori ka ndodhur që “madrilenët” të ngecnin 19 ose më shumë pikë nga skuadra kryesuese e tabelës së klasifikimit në La Liga. Një gjë e tillë kishte ndodhur në javën e 33-të, të sezonit 1995/96.
Atë kohë Reali i Madridit kishte plotë 21 pikë më pak se skuadra kryesuese e Atletiko Madridit.
Skuadra e Zinedin Zidane epërsinë prej 19 pikë të Barcelonës mund ta ngushtojë në rast se arrinë fitore në ndeshjen e prapambetur ndaj Leganes, për të cilën ndeshje ende nuk është caktuar datë.