Omer Bunjaku: Për shkurt kohë do jemi konkurrent për titull

Nënkryetari i FC Shkupit, Omer Bunjaku është njëri ndër personat më të gëzuar që FC Shkupi më në fund po i ngjan një skuadre të fuqishme, e cila nuk ka për problem financat.

Një gjë e tillë po vërehet në këtë merkato të janarit, ku falë sponzorit të ri, FC Shkupi nuk e ka problem që në rradhët e veta të sjellë futbollistë që peshojnë në elitën e futbollit vendor.

Emrat si Rron Broja, Stefan Vujçiç, Bazhe Ilijoski dhe Bllagoja Ljamçevski, janë një siguri për ato ditë të mira që po vijnë për skuadrën “bardhekaltër”, ndërsa në pyetjen e “infOSport.mk” nëse gjithë këto emra kampion janë garanci që të sjellin tituj edhe në Çair, Bunjaku me përgjigje: “Titullin e kampionit do e donim edhe sivjet, mirëpo realiteti është më ndryshe, ndërsa ne jemi duke punuar që në afat sa më të shkurt të jemi në një rang me dy skuadrat më të mira për momentin, Shkëndijën dhe Vardarin. Besoj se me sponzorin e ri për shkurt kohë do të jemi konkurent për titull”.

Leave a Reply