Kristiano Ronaldo edhe me një rekord tjetër të jashtëzakonshëm (VIDEO)

Ylli portugez i Real Madridit, Kristiano Ronaldo ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit evropian. Ronaldo u bë futbollisti i parë që arriti shifrën prej 100 golave të shënuar në kuadër të kompeticioneve evropiane në nivel klubesh.

CR7 shënoi dy golat e fitores sonte përballë Bajernit të Munihut në “Alianc Aarena” në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve Evropian.

Golin e tij të parë në kuadër të kompeticioneve evropiane për klube, Ronaldo e realizoi në fitoren e paharuar 7:1 ndaj Romës në ndeshjen çerekfinale të kthimit në “Olld Traford” në prillin e vitit 2007.

 

32-vjeçari Ronaldo 97 gola ka realizuar në Ligën e Kampionëve, 2 në kuadër të Superkupës Evropiane dhe një gol në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve Evropian.

Kristiano Ronaldo shifrën prej 100 golave të shënuar e ka arritur në 143 ndeshje, ndërsa më afër tij është super ylli i Barcelonës, Lionel Messi me 97 gola të realizuar në 118 ndeshje.

Shumë larg pas tyre renditet legjenda e Realit të Madridit, Raul Gonzales, i cili në 158 ndeshje kishte realizuar 76 gola.

TOP-15 realizatorët e të gjitha kohërave në kuadër të kompeticioneve Evropiane:

Emri: Ndeshjet: Golat:
Kristiano Ronaldo 143 100
Lionel Messi 118 97
Raul Gonzales 158 76
Filipo Inzaghi 114 70
Andrij Shevçenko 142 67
Rud Van Nistelroj 92 62
Gerd Miler 69 61
Tieri Henri 140 59
Henrik Larson 108 59
Zlatan Ibrahimoviç 136 56
Euzebio 70 54
Alesandro Del Piero 129 53
Karim Benzema 93 51
Didie Drigba 102 50
Klas Jan Huntelar 82 50

Leave a Reply