Fenerbahçe falë dy penaltive i shpëton disfatës përballë Kukësit (VIDEO)

Me barazim 2:2 ka mbyllur avneturën e saj në kuadër të ndeshjeve kontrolluese në Antalia të Turqisë skuadra kampione e Shqipërisë në futboll, Kukësi, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga verilindja e Shqipërisë edhe përkundër avantazhit prej dy golave që kishte gjatë pjesës së parë, në fund duheshe të kënaqet me barazim përballë gjigandëve turq të Fenerbahçes, ndeshje kjo që fare në fund na dhuroi edhe disa skena të padëshiruara, me aktorë Volkan Demirel, portierin e skuadrës turke dhe Elis Bakajn, e Kukësit. Mirëpo gjithçka u qetësua shumë shpejtë, ndërsa pas ekzekutimit të penaltisë nga ana e Fernandaos në minutat shtesë të takimit, Fenerbahçe arriti që ti shpëtojë disfatës.

Fenerbahçe – Kukesi (pjesa e pare)

Golat nga pjesa e pare midis Fenerbahçes dhe KukesitFENERBAHÇE – KUKËSI 0:2(E. Bakaj, B. Idrizi)

Публикувахте от infosport.mk в 13 януари 2018 г.

Ndryshe ishte një super gol i shënuar nga ana e Elis Bakajt në minutën e 28-të që kaloi në epërsi Kukësin, ndërsa vetëm 6 minuta më pas edhe Bujar Idrizi u regjistrua në listën e golashënuesve.

Fenerbahçe gol ndaj Kukesit

FENERBAHÇE NGUSHTON EPERSINE E KUKESITFENERBAHÇE – KUKESI 1:2(Xhuliano 50')

Публикувахте от infosport.mk в 13 януари 2018 г.

2:0 ishte rezultati i pjesës së parë në favor të skuadrës shqiptare, ndërsa vetëm pas 4 minutave lojë në pjesën e dytë, Xhuliano nga pika e bardhë arriti që të ngushtojë epërsinë e Kukësit. Pasuan raste shënimi nga të dyja anët, ndërsa në pjesën e dytë në lojë te Fenerbahçe u inkuadrua edhe shkupjani Elif Elmaz, i cili fare në fund ishte pjesë e aksionit, kur Xhuliano u ndalë në mënyrë të palejuar nga ana e mbrojtjes së Kukësit. Arbitri sërish tregoi në pikën e bardhë, ndërsa kësaj rradhe nuk gaboi Fernandao, që shënoi për rezultat përfundimtarë, Fenerbahçe 2, Kukësi 2.

Fenerbahçe gol ndaj Kukësit

FENERBAHÇE BARAZON NDAJ KUKËSIT DHE SËRISH PËRMES PENALTISËFENERBAHÇE – KUKËSI 2:2(Fernandao 90+')

Публикувахте от infosport.mk в 13 януари 2018 г.

Nga e gjithë kjo trajneri i kuksianëve, Peter Pakult duhet të jetë i kënaqur, sidomos me paraqitjen e futbollistëve të tij, si në ndeshjen e sotme, ashtu edhe në dy ndeshjet paraprake kur fillimisht mundi Kajserisporin me rezultatin 2:1, që më pas të mund edhe Bursasporin po me të njëjtin rezultat.

Leave a Reply