Renova cakton një miqësore ndaj Pobedës

Pas Shkëndijës, do të jetë edhe skuadra tjetër tetovare e Renovës që do të zhvillojë një miqësore kundër Pobedës së Prilepit, njofton “infOSport.mk”.

“Gjipspunuesit” kanë vendosur që data 24 janar të jetë e rezervuar për një ndeshje me skuadrën nga Prilepi, ndeshje kjo që do zhvillohej në Ohër, njëjtë sikurse edhe dy ndeshjet tjera të 28 janarit dhe 31 janarit, kur skuadra nga Xhepçishti do të takohet me skuadrat serbe të Javor dhe Maçva.

Mbetet të caktohet vetëm edhe kundërshtari i ndeshjes së 26 janarit, kur Vlatko Kostov ka paraparë të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër, përmes së cilave do të përfitojë fotografinë e duhur rreth futbollistëve të tij më të përgatitur që gjatë sezonit pranveror do të bartin barën kryesore dhe do të ndihmojnë Renovën që shumë shpejt të zgjedh çështjen e mbijetesës.

Leave a Reply