Arbitri tetovar Barton pjesë e Europianit të futsalit në Slloveni

Arbitri i futbollit në palestër, Jospi Barton është zgjedhur në mesin e arbitrave të cilët do të ndajnë drejtësinë në kuadër të ndeshjeve të Europianit, i cili nga data 30 janar deri me 10 shkurt do të mbahet në Slloveni.

Është kjo hera e parë që një arbitër nga Maqedonia do të referojë ndeshje futsali në një Kampionat Europian.

12 kombëtare të ndara në 4 grupe me nga 3 skuadra do të tentojnë që ti marrin primatin Kombëtares së Spanjës, e cila në finalen e para dy viteve në Beograd kishte mundur Rusinë.

Kampionët e Europës në Europianin e këtij viti bëjnë pjesë në grupin “D” bashkë edhe me Azerbajxhanin dhe Francën, ndërkohë nikoqirët e Sllovenisë janë pjesë e grupit “A”, bashkë edhe me Serbinë dhe Italinë.

Në grupin “B” për dy vendet e para që sigurojnë një vend për në ndeshjet çerekfinale do të luftojnë Kazakistani, Polonia dhe Rusia, ndërsa në grupin “C” një gjë të tillë do të duhet të bëjnë Portugalia, Rumania dhe Ukraina.

Foto: gol.mk

Leave a Reply