Federata e Futbollit të Kosovës sonte shpalli më të mirët për vitin 2017-të, përfshirë këtu edhe formacionin më të mirë të Superligës, njofton “infOSport.mk”. Në mesin e futbollistëve të përzgjedhur ra në sy edhe emri i përforcimit të FC Shkupit, Rron Broja, i cili gjatë sezonit 2016/2017 me Trepçën ’89 u shpall kampion i Kosovës.
Përveç tij, pjesë e 11-shes më të mirë u bënë edhe Faton Maloku, Armend Thaçi, Armend Dallku, Ardian Limani, Hamdi Namani, Mentor Zhdrella, Xhevdet Shabani, Florent Hasani, Mirlind Daku dhe Genc Hamiti.
Rron Broja është njëri prej 4 blerjeve të fundit të FC Shkupit, ndërsa llogaritet si një ndër futbollistët më të talentuar shqiptarë në rajon.
Edhe pse vetëm 21-vjeçar, ai gjatë karrierës së tij ka pasur edhe një aventurë evropiane, duke veshur fanellën e skuadrave belge të Gent dhe Deinze, ndërsa gjithashtu është pjesë e pandarë edhe e përfaqësueses U21 të Kosovës, ku mban edhe shiritin e kapitenit.