Shefket Demiri, njeriu që po i kthen dinjitetin FC Shkupit

FC Shkupi pa dyshim se ka qenë një ndër skuadrat më aktive në merkaton e janarit, duke sjellë në rradhët e veta futbollistë mjaft cilësor, që pas vetes kanë një bagazh të pasur futbollistik, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi që në fund të vitit 2017-të prezantoi sponzorin e ri, ka ndryshuar fytyrë, dhe nga një skuadër mesatare, tashmë pretendon të ju bëjë ballë dy skuadrave më të fuqishme të vendit, Shkëndijës dhe Vardarit.

Bazuar në punën e bërë nga ana e drejtuesve të kësaj skuadre me në krye Shefket Demirin dhe nënkryetarin Omer Bunjaku, tifozët e FC Shkupit mund të besojnë në ditë më të mira të skuadrës së tyre, e cila me blerjet e reja premton një pranverë shumë të këndshme.

Rikujtojmë “pëllumbat” nga Çairi gjatë këtij afati kalimtarë transferuan tre mesfushorë dhe një sulmues, edhe atë më të mirin, kur janë në pyetje golat e shënuar në elitën e futbollit vendor. Fjala është për Bazhe Ilijoskin, i cili me 130 golat e tij do të jetë një garancë shtesë për sulmin “bardhekaltër”, ndërsa mesfusha tashmë do të komandohet nga një ndër punëtorët më të mëdhenj, për të cilin flasin statistikat, Stefan Vujçiç.

Një tjetër futbollist që gjithashtu ka ekspriencë të madhe dhe tituj të fituar në kampionatin tonë, ështe edhe Bllagoja Ljamçevski, i cili i pari i besoi projektit gjigand të drejtuesve të FC Shkupit, të cilët me strategjinë e tyre e bënë realitet edhe transferimin e një ndër futbollistëve më të talentuar shqiptarë në rajon, Rron Broja. Me angazhimin e tij Shkupi ka fituar një fantazist, i cili do kontribojë shumë në lidhjen e mesfushës me sulmin, një fantazist që deri më tani FC Shkupit i kishte munguar.

Edhe pse vetëm 21-vjeçar, titulli kampion me Trepçën ‘89, aventura e tij evropiane duke veshur fanellën e skuadrave belge të Gent dhe Deinze si dhe shiriti i kapitenit në përfaqësuesen U21 të Kosovës, janë garancë për këtë super përforcim, që ndoshta nuk e kishte pritur akush, kur ke parasysh se për shërbimet e këtij talenti interesoheshin edhe shumë skuadra të tjera.

E gjithë kjo punë e bërë nga ana e drejtuesve të rinj të FC Shkupit meriton shumë lëvdata, ndërsa projektit të tyre ditëve në vijim pritet të i besojnë edhe futbollistë tjerë shumë eminentë.

Leave a Reply