Edhe një tjetër shqiptarë nga Maqedonia në Superligën e Shqipërisë

Transferimi i futbollistëve shqiptarë në Superligën e Shqiërisë gjithnjë e më shumë po shënon ngritje. Pas Fisnik Zukës, Argjent Gafurit, Sedat Berishës, Amir Bilalit,  Muarem Muarem, futbollist i rradhës që do të transferohet  në Superligën shqiptare gjatë merkatos së janarit të vitit 2018-të, është strugani Egzon Belica.

Mbrojtësi 27-vjeçar i është bashkuar Partizanit të Tiranës në Antalia të Turqisë, bashkë edhe me brazilianin e Pelisterit, Lukas Kardoso Fereira.

Belica bëhet shqiptari i tretë nga Maqedonia që do të veshë fanellën e skuadrës nga kryeqendra shqiptare, pas Alban Sulejmanit dhe Jasir Asanit.

Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës letoneze të FC Riga, duke qenë titullar në pesë takime, por që prej korrikut të vitit 2017 është pa skuadër.

Gjatë karrierës së tij Belica ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Rabotniçki, Ohrid 2004 dhe Shkëndija në Maqedoni, ndërsa gjithashtu ka provuar edhe një eksperiencë në Rumani me Concordia Chiajna dhe me Inter Turku në Finlandë.

Vlen të ceket se Belica në Shqipëri kishte luajtur edhe me të rinjët e Besës së Kavajës, te e cila skuadër kishte luajtur  për plotë 4 vite, duke arritur edhe deri në skuadrën e parë.

 

Leave a Reply