Shkëndija të martën miqësore me Pobedën

Shkëndija e Tetovës aktualisht ndodhet në Ohër, ku po zhvillon fazën e parë të pëgatitjeve në prag të sezonit pranveror. Trajneri Osmani është i kënaqur nga rrjedhoja e deritanishme e këtyre përgatitjeve, ndërsa për nesër ka paraparë të zhvillojë ndeshje testuese brënda grupit, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo një parapërgatitje për ndeshjen e parë miqësore, që në program është me datë 16 janar, kur “kuqezinjtë” do të përballen me Pobedën e Prilepit.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Ohër me fillim në orën 12:00, ndërsa do të jetë kjo ndeshja e parë që Shkëndija do ta zhvillojë në vitin 2018-të.

Leave a Reply