Sulmuesi brazilian, Aleksandre Pato i cili aktualisht luan në kampionatin kinez, nuk ka përjashtuar mundësinë që një ditë të rikthehet te Milani.
Futbollisti brazilian ishte një ndër futbollistët më të talentuar në fillimin e karrierës së tij, ku përveç Milanit kishte luajtur edhe me skuadrat e Internacional, Konrinthians, Sao Paolo, Çelzi dhe Viljareal.
“Milani është shtëpia ime. Ai është klubi im i parë jashtë Brazilit, përmes të cilit më njohi Bota. Milani më dha mundësinë që të luaj në Europë, të fitoj trofe dhe të luaj bashkë me super futbollistë. Këtu është shtëpia ime dhe unë e dua Milanin. Ende kam miq atje, vazhdoj ende të mbajë raporte të mira me Silvio Berluskonin dhe Adriano Galianin. Shpresoj që sërish të rikthehet ai Milani i madh. Jam i lumtur në Kinë, mirëpo nëse më vjen ndonjë ofertë, do e mendoja” – tha Pato për “Tuttomercatoweb”.