Golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit të Maqedonisë, Bazhe Ilijoski, është futbollisti i rradhës që do të veshë fanellën e FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.
Sulmuesi shkupjan i cili ka të shënuar 130 gola në kuadër të ndeshjeve në LPFM, me “bardhekaltërit” nga Çairi ka nënshkruar kontratë për një vjet e gjysmë, ndërsa do të jetë një super përforcim për sulmin e FC Shkupit, që me përforcimet e bëra lirisht mund të konkurrojë për një vend në garat evropiane.
Karriera e Ilijoskit është shumë e pasur, duke luajtur në arenën ndërkombëtare, ndërsa në kampionatin vendor ishte pjesë e Rabotniçkit, Metalurgut dhe Pelisterit.
Sulmuesi korpulent që është makineri e golave, ka arritur që tri herë të fitojë titullin kampion me skuadrën e Rabotniçkit, ndërsa pas vetes ka edhe 5 trofe në kuadër të Kupës së Maqedonisë, nga një me Pelisterin dhe Metalurgun dhe tri herë me Rabotniçkin. Gjithashtu ai ka fituar edhe një titull kampion me ekipin tajlandez Bangkok.