Skuadra e FC Shkupi sot ka arritur të bëjë edhe blerjen e tretë të afatit kalimtar, duke sjellë në kampin “bardhekaltër” mesfushorin gjermano kroat, Stefan Vujçiç.
Vujçiç bashkohet me Shkupin pas largimit nga skuadra e Shkëndijës, ndërsa me skuadrën nga Çairi ka nënshkruar kontratë 6 mujore, me mundësi për të vazhduar edhe një vit tjetër.
Mesfushori me përvojë karrierën e tij e kishte nisur në Gjermani me ekipin e Ligës së Tretë Holshtein Kill, që më pas të afrohet te Rabotniçki në vitin 2010.
Ai gjithashtu pati një aventurë edhe në kampionatin kroat te skuadra e Inter Zzapreshiç, që më pas përsëri të rikthehet në Maqedoni te Rabotniçki me të cilët luajtur tre vite, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës.
Vujçiç është prurja e tretë e Shkupit, pas mbrojtësit Bllagoja Ljamçevski të Pelisterit dhe mesfushorit Rron Broja i Trepça ‘89.