Zherard fillon punën si trajner

Legjenda e Liverpullit, Stiven Zherard është i gatshëm për të filluar karrierën e gtij si trajner. Ish kapiteni i skuadrës nga “Enfilld Roud” nga sezoni i ardhshëm do të drejtojë ekipin deri në moshën 18-vjeçare të Liverpullit.

Që gjatë muajit janar, pasi kishte vendosur ti jap fund karrierës si futbollist, Stiven Zherard kishte filluar punën në akademinë e klubit të tij të zemrës. Tashmë atij i jepet rasti që të bëjë hapin e rradhës në realizimin e qëllimit të tij të madh, që një ditë të bëhet edhe trajner i ekipit të parë të Liverpullit.

Gjatë nëntorit të vitit të kaluar Zherardit iu ofrua posti i trajnerit te skuadra e MK Dons, mirëpo ish reprezentuesi anglez refuzoi një gjë të tillë, duke aluduar se është ende është herët për të për të marrë një përgjegjësi të tillë.

Leave a Reply