Barcelona dhe Arda Turan përfundimisht kanë ndërprerë bashkëpunimin, me turkun që është transferuar tashmë edhe zyrtarisht te skuadra e Bashashehirit. Këtë transferim e ka njoftuar vetë trajneri i Basaksehirit, Abdullah Avci, që shton se prezantimi i Arda do të bëhet të enjten ose të premten.
Arda Turan e nisi karrierën te Galatasaray, ku pasi shkëlqeu u transferua në Spanjë te Atletico Madrid. Edhe këtu turku spikati për 4 sezone, duke tërhequr vëmendjen e Barcelonës, që e mori verën e 2015-ës. Gjithsesi, te katalanët ai luajti vetëm 36 takime në më tepër se 2 sezone, duke shënuar vetëm 5 gola. Kohët e fundit, Arda Turan kishte mbetur jashtë planeve të trajnerit Valverde, që shpesh nuk e merrte as në stol.