Skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë, Kukësi, që po përgatitet në Antalia të Turqisë, sot ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë kontrolluese ndaj skuadrave nga elita e futbollit turk, njofton “infOSport.mk”.
Pas fitores 1:2 ndaj Kajserispor, skuadra verilindore e Shqipërisë sot po me të njëjtin rezultat mundi ekipin e Bursaspor, që pjesën e parë të sezonit 2017/2018 në elitën e futbollit turk e mbylli në pozitën e 9-të.
Pjesa e parë nuk paralajmëroi një fitorë të kuksianëve, pasi e njëjta u mbyll në favorin e Bursaspor, që shënoi golin e vetëm me anë të Batalla.
Kukësi u rizgjua në pjesën e dytë, kur luajti shumë më mirë, madje duke arritur që të përmbys rezultatin. Ishte Eni Imami ai i cili në minutën e 64-të barazoi shifrat në 1:1, teksa vetëm 6 minuta më pas përforcimi i kësaj merkatoje, Donjet Shkodra të shënoi edhe golin e dytë për Kukësin, që njëherit u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e tyre të dytë në kuadër të përgatitjeve në Turqi, që po i zhvillojnë nën urdhërat e trajnerit të ri, austriakut Peter Pakult, transmeton “infOSport.mk”.
Ndeshjen e rradhës dhe të fundit në tokën turke në kuadër të këtyre përgatitjeve, Kukësi do ta zhvillojë pas tre ditëve (13 janar) kundër gjigandëve të Fenerbahçes.
BURSASPOR – KUKËSI 1:2 |
Stadiumi: “Titanik Sport Kompleks” |
Arbitër: Bahattin Şimşek, Oğuz Terzi, İbrahim Bozbey |
Bursaspor: Harun Tekin, Barış Yardımcı, Ertuğrul Ersoy, Titi, Ëilliam Ekong, Aziz Behich, Mikel Agu, Emmanuel Badu, Pablo Batalla (Yusu 60’), Dzon Delarge (Jires Kembo 60’), Sinan Bakış |
Bankina rezervë: Muhammed Şengezer, Rüştü Hanlı, Onur Atasayar, Ricardo Faty, Furkan Soyalp, Josua John, Jires Kembo, Yusuf Erdoğan, Bogdan Stancu |
Trajner: Paul Le Guen |
Kukësi: Enea Koliçi, Sidrid Guri, Ardit Poshi, Bujar İdrizi, Elis Bakaj, Simo Rrumbullaku, Besar Musolli, Albi Alla, Ylli Shameti, Klevis Sadiku, Donjet Shkodra |
Bankina rezervë: Kevin Kumanova, Elton Jose, Sitivi Frashëri, Elvis Koci, Maldin Ymeri, Valdrin Hallaçi, Nicholas Lee, Arti Krashi, Klodian Duraku, Eni Imami |
Trajner: Peter Pacult |
Golashënues: Batalla 33’ (Bursaspor), Eni Imami 64’, Donjet Shkodra 70’ (Kukësi) |