Sulmuesi i skuadrës boshnjake të Sloboda, Sulejman Krpiç pritet të jetë përforcimi i rradhës te Shkëndija. Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se sulmuesi 27-vjeçar tanimë ndodhet me ekipin në Ohër dhe se shumë shpejtë do të arrihet marrëveshja.
Ditë më parë një gjë të tillë për portalin boshnjak “klix.ba” kishte pohuar edhe vetë sulmuesi boshnjak, që kishte pranuar se është në bisedime e sipër me Shkëndijën.
“Përfaqësuesit e mi po negociojnë me drejtuesit e Shkëndijës. Jemi shumë afër marrëveshjes, ndërsa më shumë do mësoni ditëve në vazhdim” – kishte thënë Krpiç për portalin “Klix.ba”.
Krpiç te Shkëndija vjen si futbollistë i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me skuadrën e Sloboda, pjesë e së cilës ishte nga korriku i vitit 2017-të.
Ndryshe sipas asaj që raportojnë mediat boshnjake, përveç Shkëndijës interes për shërbimet e sulmuesit 27-vjeçar kishte shfaqur edhe skuadra e Irtish nga Kazakistani.
Gjatë stinorit vjeshtor Sulejman Krpiç me ekipin e Sloboda kishte zhvilluar gjithsej 17 ndeshje, duke realizuar edhe 5 gola (13 ndeshje kampionale – 4 gola, 4 ndeshje në kuadër të Kupës – 1 gol).