Shkëndija e Tetovës ka mbyllur fazën e parë të përgatitjeve në Tetovë dhe prej mbrëmë është transferuar në Ohër, ku do të vijojë stërvitjet për 7-të ditët e ardhshme. Pas matjeve dhe testeve mjekësore stafi teknik tanimë ka nisur implementimin e planprogramit për këtë fazë të përgatitjeve, ku theks i veçantë i kushtohet ngritjes së nivelit të forcës fizike.
Në Ohër do të punohet nga dy herë në ditë, kombinuar në palestër për ngritje të peshave dhe terren. Trajneri Osmani më 12-të dhe 16-të janar ka paraparë ndeshje testuese brënda grupit.
Risi në mesin e futbollistëve është prania e të riut Ensar Luma, i cili me rekomandim të stafit teknik nga ekipi U19 ka kaluar në skuadrën e parë.
PJESË E EKIPIT NË FAZËN PËRGATITORE NË OHËR JANË: |
PORTIERË: |
Kostadin Zahov |
Saladin Mustafi |
Bekim Rexhepi |
Artan Iljazi |
MBROJTËS: |
Bllagoja Todorovski |
Mevlan Murati |
Olsi Teqja (Shqipëri) |
Egzon Bejtullai |
Ylber Beqiri |
Mevlan Adili |
Ardian Cuculi |
MESFUSHORË: |
Sabit Bilali |
Besmir Bojku |
Enis Fazlagic |
Ennur Totre |
Armend Alimi |
Arbin Zejnullai |
Ferhan Hasani © |
SULMUES: |
Stenio Junior (Brazil) |
Ensar Luma |
Marjan Radeski |
Besart Ibraimi |
Shefit Shefiti |
Izair Emini |