Pas largimit të Filipe Kutinjos drejt Barcelonës, drejtuesit e Liverpulit kanë nisur të kërkojnë një zëvendësues të brazilianit që do ta mbulojë repartin e mesfushës në formacionin e trajnerit Jurgen Klop.
I përzgjedhuri i Jurgen Klop është Julian Draksler i cili mund të luajë dhe dhe si mesfushor i avancuar por edhe si sulmues krahu. Gjermani po gjen shumë pak hapësira te Paris Saint Germain dhe për të mos humbur grumbullimin në Botëror kërkon të ndryshojë skuadër. Liverpooli do të ishte një opsion i mirë për Draksler.