Skënderbeu ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë ndaj Burasporit, mirëpo një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për pjesën e dytë, kur turqit në tërësi dominuan ndeshjen, duke shënuar edhe tre gola në rrjetën e korçarëve, njofton “infOSport.mk”. Gjatë pjesës së parë ekipi i Ilir Dajës ishte shumë pranë golit me anë të Kristi Vangjelit dhe Sabien Lilajt, mirëpo pa realizim.
Gjithsesi pjesa e parë u mbyll 0:0, ndërsa në të dytën turqit ia dolën të shënojnë golin e parë me anë të Erdogan pas një kundërsulmi në minutën e 52-të.
Më pas pasuan zëvendësime të shumta si te korçarët, ashtu edhe te turqit, që në fund arritën të shënojnë edhe dy gola të tjerë me Sinan Bakish (89’) dhe Jires Kembo (90+2’), me këtë të fundit që doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.
BURSASPORI – SKËNDERBEU 3-0 |
Stadiumi: “Titanik Sport Kompleks” |
Arbitër: Ramazan Keleş, Özgür Ertem, Burak Cansız, Alper Çetin |
Bursaspor: Muhammed Şengezer, Barış Yarcımcı (John 46’), Ëilliam Ekong, Titi (Sinan 64’), Ertuğrul Ersoy (Faty 46’), Onur Atasayar, Mikel Agu (Rüştü 64’), Emmanuel Badu (Furkan 64’), Pablo Batalla (Yusuf 46’), Dzon Delarge (Jires Kembo 71’), Bogdan Stancu (Aziz 64’) |
Trajner: Paul Le Guen |
Skënderbeu: Aldo Teqja, Kristi Vangjeli, Tefik Osmani, Bajram Jashanica, Gledi Mici, Sabien Lilaj, Gjergji Muzaka, Bakari Nimaga, Enis Gavazaj, Ademy James, Ali Soue |
Nga Bankina: Mario Bassinami, Fidan Aliti, Marko Radash, Suad Sahiti, Nazmi Gripshi, Shend Kelmehdi, Bruno Dita, Zorgo Pellumbi, Vendi Mara |
Trajneri: Ilir Daja |
Golashënues: Yusuf Erdoğan (52’), Sinan (89’), Jires Kembo (90+2’) |