Braziliani Filipe Kutinjo është i dëmtuar dhe nuk do të jetë në disponim të trajnerit Ernesto Valverde në 3 javët e ardhshme. Një gjë e tillë u bë e ditur pas vizitave mjekësore të kryera mëngjesin e sotëm, pas së cilave u vërtetua se braziliani ka një problem në pulpë, e për këtë arsye ai do të mungojë në sfidat kundër Selta Vigo-s, Real Sociedad-it, Real Betis-it dhe Alaves-it.
Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, ai do të firmosë kontratën dhe do të prezantohet zyrtarisht si blerja e re e “katalunasve” në ora 13:45.