Skuadra e yjeve të Paris Sen Zhermen ka dhuruar një spektakël tjetër të rradhës në futbollin francez, njofton “infOSport.mk”. Këtë herë viktimë e tyre ishte ekipi i Ren, që u turpërua në ndeshjen e 1/32 së finales së Kupës së Francës, duke pësuar në fund një disfatë me rezultatin 6:1.
Mbi të gjithë në këtë ndeshje ishin Nejmar, Kilian Mbape dhe Anhel Di Maria, që u regjistruan nga dy herë në listën e golashënuesve.
Golin e nderit për ekipin e Ren në këtë përballje e realizoi Benxhamin Burigo nga pika e bardhë, pasi paraprakisht Tiago Mota kishte prekur topin me dorë në zonën e rreptësisë.
Kupa e Francës, 1/32 e finales
REN – PSZH 1:6
0:1 Mbape (9)
0:2 Nejmar (17)
0:3 Di Maria(24)
0:4 Nejmar (43)
1:4 Burigo (66) pen.
1:5 Di Maria (74)
1:6 Mbape (76)