Shkupi pranë firmës me një ndër talentët më të mëdhenj në rajon

FC Shkupi me sponzorin e ri po merr një formë të re. Skuadra nga Çairi tashmë po mendon për projekte afatgjate, ndërsa falë një qasje të tillë, drejtuesit e kësaj skuadre janë duke bërë tratativat e fundit për të ofruar në skuadër një ndër talentët më të mëdhenj shqiptarë në rajon.

Emri i futbollistit mbahet në fshehtësi, ndërsa burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se FC Shkupi ka arritur të bind këtë talent për të veshur fanellën e skuadrës “bardhekaltër”, dhe se tashmë ka mbetur që të arrihet marrëveshja edhe në nivel klubesh.

“InfOSport.mk” gjithashtu mëson se për këtë talent të jashtëzakonshëm në garë janë edhe dy skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Skënderbeu.

Mbetet të presim nëse ditëve në vijim do të mësojmë edhe emrin e këtij futbollisti të talentuar shqiptarë, kur nga tabori i FC Shkupit kanë paralajmëruar edhe 2-3 përforcime mjaft cilësore.

Rikujtojmë gjatë ditës së sotme FC Shkupi arriti marrëveshjen me futbollistin e Pelisterit, Bllagoja Ljamçevski.

Leave a Reply