Kire Markoskin e Rabotniçkit e dëshirojnë në Portugali

Kire Markoski me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme gjatë stinorit vjeshtor me fanellën e Rabotniçkit, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë Maqedonisë, njofton “”infOSport.mk”.

Një ndër skuadrat europiane që interesohet për shërbimet e 22-vjeçarit Markoski është skuadra portugeze e Portimonense.

Sipas asaj që shkruan “record.pt”, Markoski shihet si zëvendësim për të larguarin Stanley Ejike Aëurum, i cili është transferuar te skuadra e Varzim. Markoski zhvilloi një super gjysëmsezon me “romantikët”, duke shënuar 7 gola në 11 ndeshje. Ai gjithashtu ka regjistruar edhe tre paraqitje dhe një gol të shënuar me fanellën e përfaqësueses “A” të Maqedonisë, ndërsa rikujtojmë se i njëjti vitin e kaluar ishte pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë në Europianin për të rinjë në Poloni.

Portimonense është pjesë e elitës së futbollit portugez, ndërsa pas 16 javëve të para renditet në pozitën e 12-të me 17 pikë të tubuara.

Leave a Reply