Renova nesër starton fazën e përgatitjeve

Renova prej nesër starton me fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror. Trajneri Vlatko Kostov do të takohet me futbollistët në ora 12:00, kur edhe do të zhvillojnë stërvitjen e parë pas pushimit disa javor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Xhepçishti fazën e parë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Tetovë, ku do të qëndrojnë deri me datë 23 janar, për të vijuar më pas me fazën e dytë, që do të zhvillohet në Ohër.

Atje skuadra “bardhekaltër” nga Tetova do të qëndrojë deri me 31 janar, ku ka paraparë të zhvillojë edhe 4 ndeshje kontrolluese.

Rikujtojmë Renova stinorin vjeshtor në elitën e futbollit vendor e mbylli në pozitën e 8-të me vetëm 18 pikë të tubuara, ashtu që në stinorin pranveror kjo skuadër do të duhet të tubojë sa më shumë pikë, për ti ikur më të keqes, rënien një kategori më poshtë.

Deri më tani Renova nuk ka angazhuar asnjë futbollist të ri, ndërsa është dobësuar në pjesën ofenzive pas largimit të Argjent Gafurit te Flamurtari i Vlorës.

Leave a Reply