Liverpulli dhe Barcelona edhe zyrtarisht kanë konfirmuar transferimin e Filipe Kutinjos te skuadra “katalunase”. Thuhet se marrëveshja është arritur për një shifër prej 145 milion euro, ku 36 milion prej tyre do të jenë në formë bonusesh.
Kutinjo me Barcelonën ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare.
Lajmin për këtë transferim e ka konfirmuar edhe vetë klubi anglez, duke pohuar se tashmë kanë arritur marrëveshjen me Barcelonën në nivel klubesh dhe se tashmë ka mbetur që Kutinjo të kalojë kontrollimet mjekësore për kushtet personale.
Nga “Kamp Nou” në ndërkohë njoftuan se klauzola për lirimin e Kutinjos do të jetë 400 milion euro.
Për momentin braziliani ndodhet në Londër, nga ku do të udhëtojë drejt Barcelonës. Ai nesër mbrëma do të ndjek nga tribunat e stadiumit ndeshjen e Barcelonës ndaj Levantes.
👋 Philippe Coutinho!Bem-vindo! Benvingut! ¡Bienvenido! Welcome!🔵🔴 #BeBarça
Публикувахте от FC Barcelona в 6 януари 2018 г.
Transferimi i Kutinjos në këtë mënyrë shndërrohet në transferimin e dytë më të shtrenjtë, pas atij të Nejmar nga Barcelona te Paris Sen Zhermeni (nëse nuk e llogarisimi këtu transferimin e Mbape te PSZH-ja, i cili aktualisht po luan në formë huazimi te skuadra parisiene, mirëpo transferimi i tij gjatë verës pritet të arrijë shifrën e 180 milion eurove).
Ky transferim është më i shtrenjti në historinë e futbollit britanik. Pritet që së shpejti këtë transferim ta publikojnë edhe të dy klubet.
Liverpulli e kishte blerë Kutinjon në vitin 2013-të nga Interi për një shumë prej 8.5 milion sterlina.