Bonuçi shënon dhe Milanin gëzon (VIDEO)

Milani ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Krotones në ndeshen e javës së 20-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi kapiteni Leonardo Bonuçi në minutën e 54-të. Mbrojtësi “kuq e zi” realizoi pas një gabimi të portierit Aleks Kordas, i cili topin e devijuar e dërgoi deri në kokën e Bonuçit, që në këtë mënyrë realizoi golin e parë me fanellën e Milanit, që në fund rezultoi me tre pikë të reja për ekipin e Xhenaro Gatuzos.

Vetëm 5 minuta më pas Milani realizoi edhe golin e dytë me anë të Frank Kesie, mirëpo i njëjtë u anulua pak më pas me ndihmën e VAR, pasi mesfushori “milanez” kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar në sulm.

Me këtë fitore Milani arriti në kuotën e 28 pikëve, duke u barazuar kështu edhe me tre skuadra të tjera si Udineze në pozitën e 7-të, Fiorentina në pozitën e 8-të dhe Torino në pozitën e 9-të.

Leave a Reply