“infOSport.mk” me shqiptarët e Turqisë në stadiumin “Fatih Terim” në ndeshjen Bashakshehir – Galatasaraj (FOTO)

Nuk kishte kënaqësi më të madhe se të dëgjosh gjuhën shqipe edhe në mesin e tifozëve të shumtë në ndeshjen derbi të javës së 27-të në superligën turke midis Istanbul Bashakshehir dhe Galatasaraj, njofton “infOSport.mk”.

Gazetari i “infOSport.mk” pati një kënaqësi të posaçme që të takoj disa shqiptarë me prejardhje nga Shkupi në ndeshjen në fjalë. Ata edhe pse bënin tifo për Beshiktashin, megjthatë dashurinë e madhe që kishin për futbollin kishte bërë që të vinin dhe të ndiqnin derbi ndeshjen midis Bashakshehir dhe Galatasaraj.

“Fillimisht ju uroj juve mirëserardhje ne Turqi. Vërtetë ndjehem krenar që jam shqiptarë dhe pikërisht për këtë nuk e kam haruar gjuhën shqipe. Në shtëpi neve flasim shqip, andaj edhe vazhdojmë të kultivojmë gjuhën tonë të bukur edhe midis Turqisë dhe për këtë nuk kemi asnjë problem” – tha Fadil Liman, i cili gjithashtu na foli edhe për prejardhjen e tij: “Unë jam me prejardhje nga fshati Nigishtan, rrethinë e Shkupit. Në Turqi jemi plotë 50 vite, pra jemi shpërngulur që në vitin 1967.  Kemi familje në Shkup dhe me kënaqësi vijmë  kur gjejmë kohë për të vizituar ata” – u shpreh Fadil Liman.

Ndryshe ai është një fanatik shumë i madh për Beshiktashin, mirëpo nuk lëshon rastin për të përcjellë nga afër edhe derbi ndeshjet, siç ishte ajo e mbrëmshmja ndërmjet Istanbul Bashakshehir dhe Galatasarjit.

“Unë jam një tifoz i flaktë i Beshiktashit, mirëpo dashuria që kam për futbollin bënë që unë ti ndjek edhe ndeshjet e mëdha, siçtë kjo sonte. Beshiktashi im fitoi derbi ndeshjen me Trabzonsporin dhe për këtë jam shumë i lumtur. Besoj se këtë vit do dalim kampion dhe se do kemi fat edhe në ndeshjen kundër Lionit në Liga Evropa” – përfundoi prononcimin e tij për portalin tonë Fadil Liman, një shkupjan i lindur, i cili që në moshën e tij 6-vjeçare kishte emigruar drejt Turqisë.

Bashkë me të në shkallët e stadiumit në Bashakshehir takuam edhe djalin e vetëm të tij, Jasin Liman, i cili gjithashtu para nesh shpalosi dashurinë e madhe që kishte për Beshiktashin.

“Unë jam tifoz i Beshiktashit, mirëpo me babain tim vendosëm që sonte të vijmë të shohim ndeshjen midis Bashakshehir dhe Galatasarajit. Unë do të doja që kjo ndeshje të përfundonte me barazim, mirëpo edhe përkundër kësaj fitore të Bashakshehir ekipi im i zemrës Beshiktashi është në pozitën e parë. Shpresoj se deri në fund do të mbajë këtë pozitë dhe se në fund do shpallemi kampion” – na tha Jasini, me një shqipe pak më të dobët se babai i tij, mirëpo që ishte e kuptueshme.

Mikpritja e tyre ishte tipike shqiptare, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes ata në shoqëruan me buzëqeshjen e tyre duke na dhuruar një ngrohtësi të cilën nuk do e harojmë gjatë kohë. Në shenjë falenderimi neve shkrepëm disa foto me këta shqiptarë të Turqisë që i takuam në stadium dhe të cilat do i mbajmë mend një kohë të gjatë.

 

Leave a Reply