E bujshme, dy shqiptarët e Maqedonisë i bashkohen Bolonjas

Skuadra e “Serie A”, Bolonja shumë shpejt pritet që në skuadër të afrojë dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, që mbrojnë edhe ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës.

Bëhet fjalë për tetovarin Blerim Xhemaili dhe struganin, Pajtim Kasami. Për Xhemailin Bolonja është një skuadër e njohur, pasi ka luajtur edhe më parë te kjo skuadër, ndërsa edhe këtë herë do të luaj në formë huazimi nga ekipin i Montreal Impakt, teksa Kasami është i gatshëm ta braktis Sionin dhe të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit italian.

Ndryshe, Bolonja aktualisht gjendet në pozitën e 12 të renditjes tabelare në “Serie A” me 24 pikë të tubuara.

Leave a Reply