Futbollisti i talentuar shkupjan, Fisnik Zuka edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra e Flamurtarit të Vlorës, njofton “infosport.mk”.
22-vjeçari Zuka te skuadra vlonjate kalon nga rradhët e Fc Shkupit, pjesë e së cilës ishte që nga viti 2015-të.
Ai me Flamurtarin ka nënshkruar kontratë 18 mujore, ndërsa që nesër me skuadrën e tij të re do të udhëtojë drejt Antalisë së Turqisë, aty ku skuadra vlonjate do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve për sezonin pranveror në Superligën shqiptare.
Flamurtari pjesën e parë të sezonit në elitën e futbollit shqiptarë e mbylli në pozitën e dytë me 28 pikë dhe gjasa reale që sezonin tjetër të luaj në Europë.