Basketbollisti shkupjan Alaudin Mustafa si duket do t’i rikthehet basketbollit turk. Ashtu siç mëson “Infosport.mk” Mustafa sot ka udhëtuar drejt tokës turke, ndërsa sipas burimeve tona ai ka gjetur një klub tjetër për të vazhduar karrierën e tij.
Mustafa ishte pjesë e skuadrës Trakay, që gronte në Ligën e kolgjeve në Turqi, përderisa kjo e fundit vendosi që të mbyllë këtë kategori disa muaj më parë, me çka shkupjani u rikthye në vendlindje, duke paralajmruar edhe ndërprererjën e bashkëpunimit. Mirëpo mësohet se kjo Ligë do të vazhdojë të jetë aktive edhe në të ardhmen dhe Mustafa pritet të jetë pjesë e saj, me një klub të ri, që deri tani mbetet ende i panjohur.
Kujtojmë që gjatë qëndrimit të 22 vjeçarit në vendlindje, spekulohej se KB Shkupi ishte e interesuar për shërbimet e tij, që megjithatë nuk u arritë asnjë marrëveshje./“InfOSport.mk”