Strategu Robert Prosineçki është emëruar seleksionuesi më i ri i përfaqësueses së futbollit të Bosnjë e Hercegovinës. Prosineçki u zgjodh në seancën e sotme të mbajtur nga ana e Bordit Drejtues të Federatës së futbollit të Bosnjës, ndërsa ndihmës të tij janë emëruar Gordan Cipriç dhe Dragan Spasiç.
Objektivi kryesor i Prosineçkit së bashku me dy ndihmës e tij do të jetë kualifikimi i përfaqësueses së Bosnjë Hecegovinës në Kampionatin Evropian të vitit 2020.