FC Shkupi është shumë fare pranë goditjes së parë, që kur se në krye të kësaj skuadre ka ardhur sponzori i ri, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për mesfushorin Blagoja Ljamçevski të Pelisterit, i cili shihet si një përforcim adekuat për mesfushën e “bardheklatërve”. Në pronocimin e tij për portalin tonë, Ljamçevski konfirmoi bisedimet me drejtuesit e rinj të skuadrës nga Çairi.
“Jemi në bisedime e sipër me FC Shkupin. Ende nuk kemi arritur marrëveshje, mirëpo mund të them se nëse mbetem në Maqedoni, 90% skuadra ku do luaj do të jetë Shkupi. Më pëlqen projekti i tyre dhe gjithçka që më treguan, ashtu që nëse nuk transferohem në Bullgari, karrierën time do e vazhdoj te skuadra nga Çairi, një klub me traditë dhe tifoz të flaktë” – tha enkas për “infOSport.mk” Bllagoja Ljamçevski, i cili së fundmi ishte pjesë e Pelisterit.
Me këtë skuadër Ljamçevski ka kontratë deri me 30 qershor të këtij viti, por shpreson që gjejë një gjuhë të përbashkët, duke pasur parasysh situatën e vështirë financiare nëpër të cilën po kalon skuadra nga Manastiri.
Ndryshe “infOSport.mk” mëson se për shërbimet e Ljamçevskit interes ka shfaqur edhe skuadra bullgare e Çernomore. Madje te kjo skuadër futbollisti nga Manastiri duheshe që brenda kësaj jave të ju nënshtrohej kontrollimeve mjekësore, mirëpo në moment të fundit gjërat janë komplikuar dhe me shumë gjasa Ljamçevski deri në fund të javës, apo më së voni deri me 08 janar do ti thotë “PO”, FC Shkupit.