Tajson Fjuri e sheh veten të gatshëm për tu përballur me Entoni Xhoshua. Ish-kampioni i peshave të rënda nuk është ndeshur që prej nëntorit të vitit 2015 kur rrëzoi nga froni Vladimir Kliçkon.
Fjuri është rikthyer në stërvitje për një duel në vitin 2018 dhe 29-vjeçari nuk do tjetër përballje përveç atij me kampionin e titujve ËBA dhe IBF, Xhoshuan.
“Si një sfidues unë dua të përballem me Entoni Xhoshuan në ndeshjen time të parë pas dy vjet e gjysmë”, – ka shkruar Fjuri në “Tëitter”.
“Jam boksieri më i mirë në planet eja tregoje se nuk jam? Topi është në anën tënde, mos zhgënjejë fansat kampion”, – ka shkruar boksieri “problematik”.
“Jam aq i mirë sa nuk më duhen ndeshje nxehëse. U çova nga krevati dhe erdha për të rrahur Entoni Xhoshuan. Mos u fsheh në shkurre, eja të përballemi në verë”, – i ka bërë thirrje Fjuri bashkëkvendasit të tij Xhoshuas.