Milan humb Diarranë, francezi zgjedh PSZH-në

Ish-mesfushori i Real Madrid, Lassana Diarra ka zgjedhur PSG për të vijuar karrierën e tij.

Mesfushori 32-vjeçar – siç raportohet nga “INFO SFR SPORT” – është gati të bashkohet me klubin francez dhe se firma e tij me ekipin nga “Parku i Princërve” pritet të ndodh këtë javë.

Për mesfushorin francez kishte shumë oferta, edhe atë nga klube të mëdha, si  Milan Mançester Junajted, Sent Etien dhe dy skuadrat gjigande turke, Galatasaraj dhe Fenerbahçe.

 

Leave a Reply