Mevlan Adili sot u prezantua në hapësirat e klubit të Shkëndijës si përforcimi i ri i skuadrës tetovare. Adili në prononcimin e parë për median zyrtare të klubit “kuqezi” faleminderoj stafin drejtues për besimin e dhënë, duke shpresuar që të japë maksimumin.
“Më vjen mirë që u bëra pjesë e KF Shkëndijës përsëri. I faleminderoj drejtuesit që kishin besim tek un. Ambiciet dihet, ato janë që t’ia dalim kampion. Shpresojë të jap maksimumin nga vetja dhe t’i arsyetojë drejtuesit që nuk gabuan”, është shprehur Mevlan Adili në prezentimin e tij te Shkëndija.
Shkupjani ishte pjesë e Shkëndijës në të 2015-tën, ndërsa me rikthimin e tij sërish në folene e skuadrës tetovare, mendon që do të ketë minutazhin e dëshiruar.
“Sigurisht eksperienca është tani në një nivel më të lartë. Herën e parë që isha këtu nuk mu dha rasti që të luaj më shumë. Tash pas dy viteve besoj që eksperienca është më e madhe dhe shpresojë të kem sa më shumë minutazhë”, përfundon Adili.