Sulmuesi suedez i Mançester Junajtedit, Zlatan Ibrahimoviç është shumë fare pranë vazhdimit të kontratës me “Djajtë e Kuq”. Një gjë të tillë pohon “tuttomercatoëeb”, sipas së cilës Ibra tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij dhe se ajo është e ndërlidhur ngushtë me Mançester Junajtedin.
Sipas sajtit të njohur italian, rinovimi i Ibrës me Junajtedin pritet të mbyllet në harkun kohor prej dy javëve. Sulmuesi 35-vjeçar nënshkroi vjet një kontratë 1+1 me skuadrën nga “Olld Traford” dhe tashmë ka ardhur koha që ai të vendos nëse do ta vijojë bashkëpunimin, apo ndoshta do të vendos për ndonjë skuadër tjetër.
Për shërbimet e suedezit e interesuar është edhe skuadra e njohur nga MLS Liga Amerikane, Los Anxheles Galaksi, drejtuesit e së cilës skuadër thuhet të kenë patur kontaktet e para me menaxherin e Ibrahimoviç, Mino Raiola.