Futbollisti spanjoll, Ddavid Silva para fundit të vitit 2017-të mungoi në dy ndeshje të Mançester Sitit, ndërsa një gjë e tillë mjaftoi që të fillojnë spekullime nga më të ndryshmet, ndërsa që ti ndalojë të njëjtat, reprezentuesi spanjoll vendosi të dalë me një kumtesë, të cilën e kishte shkruar përmes profilit të tij në “Tëitter”.
“Unë dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë që më kanë ofruar gjatë këtyre ditëve. Në veçanti një falënderim për shokët e skuadrës dhe trajnerin i cili e kuptoi situatën time. Gjithashtu dua të ndaj me ju faktin se fëmija im, Mateo, ka lindur shumë përpara kohe dhe është duke luftuar në çdo ditë falë mjekimeve”, – kishte shkruar Silva.
Ai fillimisht mungoi në derbi ndeshjen ndaj Totenhamit, ndërsa pak para fundit të vitit që lamë pas mungoi edhe në ndeshjet ndaj Njukasëll Junajtedit dhe Kristal Pallasit. Silva u rikthye ndaj Uatfordit, në të cilën ndeshje barte shiritin e kapitenit, ndërsa skuadra e tij shënoi fitore me rezultatin 3:1.