Shqiptari i Juventusit ende në dilemë: Kosova apo Shqipëria

Verën e vitit që lamë pas bëri një super transferim, duke kaluar nga rradhët e Lucernës te gjigandët e Juventusit. Është fjala për futbollistin kosovar, Qendrim Kameraj, me prejardhje nga Jashanica e Klinës, i cili me mjaft sukses u paraqit për grupmoshat e reja të “Zonjës së Vjetër”.

Kameraj që po qëndron në Kosovë për pushime, në një intervistë për Sportin në KTV ka folur për karrierën e tij, e cila ka nisur që në moshën 5 vjeçare.

18 -vjeçari ka kontratë tri vjeçare me klubin italian derisa luan në pozitën e mesfushorit, e shpeshherë edhe te mbrojtësit të djathtë.

Kameraj është pjesë e grupmoshave të reja të Zvicrës, por që disa javë në adresë të tij ka shkuar edhe ftesa e Kosovës për të cilën ai thotë, se ende nuk ka vendosur.

Kameraj me ekipin e të rinjëve të Juvengtusit ka zhvilluar 16 ndeshje, 11 prej të cilëve në “Primavera 1”, 1 ndeshje në kuadër të Kupës Primavera, ndërsa 4 ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve për të rinj, ku edhe ka shënuar një gol në përballjen ndaj Olimpijakos.

Kameraj për Sportin në KTV ka thënë se ka ftesë edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë, por edhe nga përfaqësuesja e Kosovës, dhe se për një gjë të tillë do të vendos shumë shpejtë.

 

Leave a Reply