Selmani largohet nga Norvegjia, shqyrton ofertat për angzhim të ri

Mesfushori tetovar Jasir Selmani ka mbyllur aventurën te skuadra FC Follo që garonte në kategorinë e tretë të futbollit në Norvegji. Pasi skuadra ra një kategori më poshtë dhe drejtuesit e klubit vendosën të shkurtojnë buxhetin, Selmani nuk pranon kushtet e reja dhe vendos të ndajë rrugët me FC Follo-n.

26 vjeçari është kthyer në Tetovë dhe shqyrton ofertat për stacionin e rradhës në karrierën e tij, ndërsa nuk përjashton mundësinë të vazhdojë në Maqedoni, Kosove apo Shqipëri. Jasir Selmani është lojtar i dalë nga shkolla e Shkëndijës së Tetovës me të cilët doli kampion në vitin 2011, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, Renovës, Ferizajit dhe së fundmi Follo-s në Norvegji./InfOSport.mk

Leave a Reply