Pas Rafael Nadal (në Brizbejn) e Novak Djokoviç (në Doha), edhe tenisti britanik Endi Marej ka refuzuar të marrë pjesë në turneun e Brizbejn, që nis javën e ardhshme.
Lajmin e konfirmoi vetë tenisti, që tha se ka problem më shpinën dhe se nuk është ende gati për tu përballur me kundërshtarë. Kështu Marej bëhet tenisti i tretë nga emrat e mëdhenj që nuk do të marrë pjesë në turneun e serive ATP250, duke pasur parasysh se më parë një gjë të tillë bënë edhe spanjolli Rafael Nadal dhe japonezi Kei Nishikori.
Britaniku 30-vjeçar nuk ka luajtur një ndeshje tenisi që nga korriku i vitit që lamë pas, ku si rezultat tashmë pozicionet në vendin e 12-të në renditjen e përgjithshme të ATP-së.